
Vdes një grua në Pejë, shkak zjarri
30 nëntor 2017
| 15:48
Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri gjatë pasdites së të martës në Vitomiricë të Pejës.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime nga zjarri derisa së bashku me bashkëshortin e saj ishte duke i djegur disa mbeturina dhe bari të thatë. “Viktima derisa është sjellë në Spitalin e Pejës kishte ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar”, ka njoftuar Policia. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion. KK.