Vdes një grua në QKUK, dyshohet se piu sasi të tepruar të barnave
03 tetor 2023
| 08:31
Një grua ka ndërruar jetë në QKUK pasi dyshohet se ka përdorur sasi të tepruar të barnave.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet me dije se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:25 në fshatin Novosellë të Kamenicës.
“Viktima femër kosovare ka ndërruar jetë në QKUK pasi që e njëjta dyshohet se ka përdorur sasi të tepruar të barnave”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.