Vdes një i burgosur
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:00, në Klinikën e Pulmologjisë në SHSKUK, ka ndërruar jetë i burgosuri, S.B, viti i lindjes 1960.
“I burgosuri që nga fillimi është pranuar me diagnozë hipertension arterial, për të cilën është trajtuar dhe ka pas kontrolle të rregullta tek mjeku i qendrës, tek kardiologu dhe vizita të tjera specialistike. Pas keqësimit të gjendjes, më 05.11.2021, me rekomandim të mjekut kujdestar është dërguar në SHSKUK dhe është hospitalizuar në Klinikën e Pulmologjisë. Përkundër përpjekjeve dhe trajtimit shëndetësor të vazhdueshëm, i burgosuri ka ndërruar jetë”, ka njoftuar ShKK-ja.
I njëjti ishte i dënuar me dhjet vite burgim për veprën penale; Krime lufte kundër civilëve dhe po mbahej në Burgun e Sigurisë së Lartë.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se stafi mjekësor ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. “Autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, është bërë me dije në njoftimin e ShKK-së.