Vdes një i burgosur derisa ishte duke shfrytëzuar vikendin
07 qershor 2019
| 11:01
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë i burgosuri me iniciale M. M, i lindur më 1981.
“Për vdekjen e tij jemi njoftuar sot rreth orës 05:15 nga Policia e Kosovës. I burgosuri në fjalë, bazuar në legjislacionin në fuqi kishte të drejtë shfrytëzimi të beneficioneve dhe po shfrytëzonte dy ditë vikend të rregullt në shtëpi, nga 05.06.2019 deri më 07.06.2019. I njëjti po vuante dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë dhe ishte i dënuar për Veprën Penale Vjedhje e Rëndë. Me rastin në fjalë po merret Policia e Kosovës”, është bërë me dije në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
/Epoka e re/