Vdes një i burgosur në Dubravë

09 maj 2019 | 11:37

Një person ka ndërruar jetë sot në burgun e Dubravës.

Lajmin e ka bërë me dije Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK).

“Me datë 09 maj 2019 rreth orës 08:50, sipas informatave nga QKUK-ja, në njësinë Qendrore të Kujdesit Intenziv ka ndërruar jetë i burgosuri M.N, i lindur më 1956”.

“I burgosuri ka qenë në mbajtje të dënimit në Dubravë dhe ka pasur Anaurismae Aorta Abdominalis (AAA)”, është thënë në njoftimin e ShKK-së.

Trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi, për të verifikuar shkakun e vërtetë te vdekjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…