Vdes një i burgosur në një aksident trafiku, ShKK thotë se po shkonte në punë
30 janar 2024
| 15:49
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar për vdekjen e një të burgosuri në një aksident trafiku.
Siç ka pohuar ShKK-ja, ai kishte dalë sot rreth orës 06:35 për të shkuar në vendin e punës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se sot në një aksident trafiku ka ndërruar jetë i burgosuri, F.A. I njëjti po mbahej në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës, nga ku kishe dalë sot rreth orë 06:35 për të shkuar në vendin e punës, ku sipas Udhëzimit Administrativ për punë jashtë institucioneve korrektuese, MD-nr. 04/2023, po punonte jashtë në një biznes privat. Shërbimi Korrektues i Kosovës u shprehë ngushëllime familjes dhe gjithë të të afërmve”, ka njoftuar ShKK-ja.