Vdes një i burgosur në ShSKUK
22 korrik 2023
| 22:37
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë me dije se ka vdekur një i burgosur në Klinikën e Neurologjisë në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Sipas njoftimit, i burgosuri ishte duke u trajtuar në vazhdimësi nga sëmundjet paraprake me të cilat ishte pranuar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
“Nga data 19.07.2023 ishte dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Neurologjisë, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin për medie.
Tutje, bëhet me dije se organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do ta verifikojë shkakun e vdekjes.