Vdes një i burgosur në spitalin e Gjilanit

08 gusht 2022 | 10:30

Një i burgosur ka vdekur të dielën rreth orës 4 e 30, në spitalin e Gjilanit.

Sipas policisë, viktima ishte dërguar në spital për shkak të komplikimeve shëndetësore, ku edhe ka ndërruar jetë.

“Novobërdë, 07.08.2022 – 04:30. I burgosuri mashkull kosovar për arsye shëndetësore është transportuar në Spitalin e Gjilanit për trajtim mjekësorë, ku më pas viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
88 pacientë janë të spitalizuar nga Covid-19, sipas raportimeve e…