
Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës
18 dhjetor 2020
| 16:30
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se në Spitalin e Pejës ka vdekur një i burgosur. Bëhet fjalë për një 69-vjeçar me inicialet I.B.
ShKK-ja ka bërë me dije se i burgosuri gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese Dubravë për një kohë të gjatë ishte duke u trajtuar në stacionarin shëndetësor të qendrës.
“Nga data 03.12.2020 me rekomandim të mjekut të qendrës është hospitalizuar në spitalin rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë. Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, ka njoftuar ShKK-ja.