Vdes një i burgosur në Spitalin e Pejës
Në Spitalin Rajonal të Pejës ka vdekur një i burgosur.
Lajmi është bërë i ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, ku kanë njoftuar se i burgosuri ka vdekur rreth orës 13:40, me inicialet A.J, viti lindjes 1974.
“I burgosuri nga fillimi i mbajtjes së dënimit është pranuar me probleme të rënda shëndetësore, si pasojë tërë kohën është trajtuar në Stacionarin e burgut sipas rekomandimeve të specialistëve përkatës të ShSKUK-së”, thuhet në njoftim.
Në njoftim bëhet e ditur se kohëve të fundit, që nga 13.03.2024 ka qenë i shtrirë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë në Kujdesin Intensiv të këtij spitali.
Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes.