Vdes një i burgosur, Shërbimi Korrektues i Kosovës jep detaje
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se të premten ka vdekur i burgosuri J.I.
ShKK-ja ka njoftuar se i ndjeri ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Gjilanit.
Sipas njoftimit të ShKK-së, J.I. kishte probleme të rënda shëndetësore.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë i burgosuri J.I, i lindur në vitin 1946. I ndjeri, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, që nga caktimi i masës së paraburgimit, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në Njësinë Koronare, nën kujdesin e mjekëve të kësaj qendre. Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes”, është thënë në njoftim.