Vdes një infermiere e Spitalit të Gjilanit
10 gusht 2023
| 08:21
Ka vdekur një infermiere e Spitalit të Gjilanit.
Për vdekjen e saj ka njoftuar Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë.
“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e Safete Fetinci, infermiere në Spitalin e Gjilanit. Fetinci dha kontribut të çmuar dhe ishte një kolege dhe humaniste shumë e respektuar. OIK ju shpreh ngushllimet më te sinqerta familjarëve dhe të gjithë kolegëve të znj. Fetinci”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.