Vdes një minator i Trepçës

11 qershor 2023 | 21:49

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se ka vdekur minatori Bedri Ibishi.

Në faqen zyrtare në “Facebook”, Sindikata u ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të kolegut tonë, minatorit Bedri Ibishi.

Ngushëllime familjes Ibishi, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë kolegëve për ndarjen nga jeta e Bedri Ibishit”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fundjava ka sjellë dyndje turistësh në plazhet e Adriatikut. Hotelet…