Vdes një nga katër të lënduarit në aksidentin e mbrëmshëm në Zonën Industriale
23 qershor 2024
| 17:38
Ka vdekur në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, njëri personat e lënduar në aksidentin e mbrëmshëm që ndodhi në Zonën Industriale në Prishtinë.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga mjeku kujdestar, Ejup Govori.
“Po, ka qenë në Ortopedi. E kanë sjellur pa shenja jete”, deklaroi Govori.
Në aksidentin e rëndë mbrëmë ishin të përfshira pesë vetura.
Derisa si pasojë e këtij aksidenti katër mbetën të lënduar, njëri prej tyre rëndë.