Vdes një nga të aksidentuarit te rrethrrotullimi në Prishtinë

15 gusht 2023 | 08:18

Ka vdekur një nga tre të lënduarit e aksidentit te rrethrrotullimi në Prishtinë.

Lajmin për medie e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i repartit të Mjekimit Intensiv.

“Tek ne ka qenë një 17-vjeçar. Fatkeqësisht, nuk ka mundur t’u bëjë ballë pasojave të lëndimeve. I njëjti ka ndërruar jetë rreth orës 22:00”, tha Uka.

Rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës ndodhi një aksident i rëndë.

Vetura e aksidentuar ra poshtë urës, me ç’rast tre persona u lënduan, një nga ta rëndë.

“Dje rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thonë nga policia.

Policia thotë më tej se ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte në mbrëmje…