
Vdes një nxënës në Prishtinë, theret me thikë
01 mars 2022
| 11:21
Një person ka vdekur pasi është therur me thikë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.
Viktima është nxënës i klasës së nëntë në shkollën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë.
Lajmin për “kankosova.tv” e ka konfirmuar zyrtarja e policisë zëdhënësja, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë), i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare ku dhe është konstatuar vdekja e tij.