Vdes një nxënës në Suharekë, policia jep detaje për rastin
Një nxënës i Gjimnazit ”Jeta e Re” në Suharekë ka ndërruar jetë sonte rreth orës 17:55 minuta.
Polica e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka treguar për rastin, ku edhe e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë .
Sipas Policisë vdekjen e kanë konfirmuar mjekët në Spitalin Rajonal në Prizren.
“Sot, rreth orës 17:55 minuta, një nxënës i Gjimnazit ”Jeta e Re” në Suharekë, përderisa ka qenë në orë të mësimit nuk është ndier mirë me shëndet dhe me ndihmën e një shoku, në këmbë kanë shkuar në Shtëpinë e Shëndetit ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe me urgjencë është nisur për në Spitalin Rajonal në Prizren”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tutje në këtë njoftim policia ka treguar se mjeket në spital e kanë konfirmuar vdekjen.
“Pas pak, një mjek nga spitali ka konfirmuar vdekjen. Policia e ka iniciuar rastin si vdekje e dyshimtë. Është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi”, thuhet në njoftim.