Vdes një paciente në Entin Special në Shtime

14 nëntor 2024 | 08:54

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur dje një banore e Entit Special në Shtime.

Sipas policisë, ajo ishte sjellë në QKMF-në në Shtime në gjendje  të rëndë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë lirohet për ceremoni mortore.

“Enti Special Shtime 13.11.2024-06:52. Nga QKMF Shtime është njoftuar se nga enti-special është sjell në gjendje të rëndë viktima femër kosovare, e cila, pas një kohe të shkurtër, ka ndërruar jetë. Viktima ishte banore e entit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë lirohet për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Incidentet që nisin me fjalosje dhe pasojnë me kanosje e…