Vdes një person afër Qeverisë së Kosovës, policia jep detaje
15 shkurt 2021
| 17:23
Policia e Kosovës ka bërë me dije se afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës ka ndërruar jetë një person.
Sipas policisë viktima është rreth 70 vjeç.
“Rreth orës 16:00, është marrë informata për një person pa shenja jete në një lokal në rrugën ‘Fazli Grajçevci’ në Prishtinë”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe epika mjekësore emergjente, e cila ka konstatuar se trupi i një mashkulli rreth 70 vjeç është pa shenja jete.