Vdes një person dhe një tjetër lëndohet nga vetaksidenti i sotëm në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

20 prill 2025 | 10:18

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se në aksident ka qenë i përfshirë vetëm një automjet.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur”.

“Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Ahmeti shtoi se rasti po hetohet nga zyrtarët e njësitit të trafikut rajonal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar Ali Ahmeti, në…