Vdes një person i infektuar me Covid-19 në Klinikën Infektive

13 qershor 2020 | 14:28

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar se ka ndërruar jetë një person 71-vjeçar si pasojë e virusit Covid-19.

“Sot në repartin e Mjekimit Intensiv në Klinikën Infektive, ka ndërruar jetë pacienti 71-vjeçar nga komuna e Prizrenit, i pranuar me 05.06.2020, i cili përveç infeksionit me Covid-19, kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese”.

“Në Klinikën Infektive në QKUK, sot me 13.06.2020, janë të hospitalizuar 32 raste me Covid-19. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid-19 është si vijon; 18 raste janë në gjendje stabile. 12 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 1,384.

Prej tyre, 921 pacientë janë shëruar dhe 32 kanë vdekur.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi…