![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/Komuna-e-Prishtines-810x538-1.jpg)
Vdes një person në objektin e Komunës së Prishtinës
13 prill 2023
| 10:27
Një person është gjetur i vdekur të mërkurën në objektin e Komunës së Prishtinës rreth orës 09:30.
Policia në raportin 24 orësh njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Po ashtu policia njofton se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.