
Vdes një person në vendin e punës në Drenas, policia nis hetimet
31 mars 2025
| 11:11
Një rojë sigurimi në një fabrikë në Drenas ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar derisa ishte në detyrë.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Rasti është duke u hetuar.
“Viktima mashkull kosovar (roje sigurimi) derisa ishte në detyrë në një fabrikë, dyshohet se është rrëzuar në vendin e punës dhe ka mbetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.