Vdes një person në Viti, ishte helmuar në dhomën e vet
02 shtator 2018
| 16:47
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga emergjenca e Vitisë është dërguar në Spitalin e Gjilanit pa shenja jete.
Dyshohet se viktima në rrethana ende të panjohura është helmuar në dhomën e vet dhe nga familjarët është dërguar në emergjencën e Vitisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimën është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.