Vdes një person në Vushtrri, u godit nga vetura

10 shtator 2023 | 08:58

Ka vdekur në një aksident trafiku një person në Vushtrri.

Sipas policisë, në momentin kritik viktima kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Novolan, Vushtrri 08.09.2023 – 09:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje. Aksidenti ka ndodhur kur viktima kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa më 09.09.2023 i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti për Studime Politike Ndërkombëtare (ISPI), njëri ndër institutet më…