Vdes një person nga therja me thikë në Gjilan

24 qershor 2021 | 14:18

Sot rreth orës 13:15, Policia e Kosovës në Gjilan është njoftuar për një rast “Therje me thikë”.

Njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, i moshës madhore.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet të jet i përfshirë në këtë rast të rëndë.

“Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat lidhur me këtë rast të rëndë. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëhequr Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në kordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low ka folur për ndeshjen e…