Vdes një person pas një aksidenti në Pejë
16 gusht 2018
| 10:37
Një aksident në mes të tri veturave në Pejë ka qenë fatal për një person.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Raushiq rreth orës 20:30 të martën ku të lënduar kishin mbetur nëntë persona fillimisht.
Por, njëri prej tyre ka ndërruar jetë ditën e djeshme si pasojë e lëndimeve të marra, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Viktima ishte duke u trajtuar në spitalin Rajonal të Pejës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.