Vdes një polic i Kosovës
02 dhjetor 2019
| 12:20
Ka vdekur në moshën 56-vjeçare polici i Kosovës, Ahmet Brahimi nga Batusha e Gjakovës
Polici Brahimi ka vdekur sot në moshën 56-vjeçare.
Brahimi ka punuar në Policinë e Kosovës që nga viti 2002, kur ky institucion atëherë quhej Shërbimi Policor i Kosovës.
Ahmet Brahimi ishte polic hetues në Drejtorinë për Hetim të Krimit të Organizuar, në sektorin e Auto Krimeve. Varrimi i Brahimit bëhet nesër.