![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/09/Policia-e-Kosoves.jpg)
Vdes një polic në Dragash, dyshohet se pësoi sulm në zemër (foto)
08 janar 2024
| 15:30
Të dielën ka vdekur polici, Gazmend Zejneli. Dyshohet se ai ka pësuar sulm në zemër.
Lajmin e kanë bërë me dije familjarët e të ndjerit në rrjete sociale.
Ata e kanë kujtuar Zejnelin si një polic të shkëlqyer, duke i shërbyer shtetit.
Gazmend Zejneli, kishte shërbyer si polic në Prizren.