
Vdes një prokuror nga Gjilani i prekur me Covid
16 gusht 2020
| 12:24
Një prokuror nga Gjilani ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19.
Bëhet fjalë për prokurorin Esad Ademin.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar një i afërm i prokurorit.
“Sot nga Covid-19, paska ndërruar jetë edhe prokurori Esat Ademi, një njeri që ishte i veçantë, profesional dhe një njeri i ndershëm. Zoti e shpërbleftë me parajse do mbetesh gjithnjë në mendjet e zemrat tona”, ka njoftuar Shpend Terziu.