Vdes një punëtor i ndërtimtarisë në Prishtinë
06 tetor 2018
| 10:56
Mëngjesin e sotëm një punëtor i ndërtimtarisë ka rënë nga një ndërtesë e lartë në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Si pasojë e plagëve të marra i ndjeri ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për viktimën mashkull, M.B i lindur më 1973.
Lajmin për “Gazetën Express” e ka konfirmuar edhe Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.
“Në ora 10:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë një punëtor i ndërtimtarisë ka rënë nga skelet për pasojë ka humbur jetën”, ka deklaruar Krasniqi.
Ai shtoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Kohëve të fundit është shtuar numri i punëtorëve që po humbin jetën në vendin e tyre të punës. Më të rrezikuarit vazhdojnë të jenë punëtorët e ndërtimtarisë