Vdes një punëtor në vendin e punës në Prishtinë
29 gusht 2019
| 11:42
Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje aksidentale në Prishtinë. Raportohet se viktima përderisa ishte duke punuar, i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe është rrëzuar.
Viktima është dërguar në QKUK ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.