Vdes një punonjës i MPJ-së
21 mars 2018
| 00:10
Një punonjës i Ministrisë së Punëve të Jashtme ka vdekur.
Ibrahim Shabani ishte drejtor i Departamentit për çështje konsullore në MPJ.
Familjes dhe kolegët e Ibrahim Shabanit i ka ngushëlluar edhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.
Ai me anë të një postimi në “Facebook” i ka dërguar ngushëllime familjes Shabani.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e kolegut tonë, Drejtorit të departamentit për çështje Konsullore, Ibrahim Shabani, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. I ndjeri u prehtë në paqe ndërsa familjes, ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Pacolli.