Vdes një qytetar i Kosovës në Velipojë
07 shtator 2024
| 20:31
Një shtetas kosovar ka humbur jetën pasi pësoi arrest kardiak në Velipojë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën e plotë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, shkruan abcnews.
“Rreth orës 16:00, shtetasi kosovar 82 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.