Vdes një qytetar nga Covid-19 në Kosovë

18 shtator 2023 | 20:07

Një qytetar ka ndërruar jetë si pasojë e pandemisë Covid-19 në Kosovë, raporton Epoka e re.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, vdekja është regjistruar mes datave 30 gusht dhe 12 shtator 2023, periudhë kjo në të cilën ishin regjistruar 67 raste pozitive me virusin SarsCov2.

“Ndërkohë që Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve (ECDC) ka njoftuat se në javën 36 të vitit 2023 ( 04-10 shtator 2023) në rajonin evropian të OBSh-së ka pasur një rënie prej 8,1% të numrit të rasteve të reja dhe një rënie prej 11,3% të numrit të vdekjeve krahasuar me javën 35/2023, IKSHPK njofton se në dy javët e fundit (30.08.2023 – 12.09.2023) në Kosovë janë raportuar 67 raste pozitive dhe 1 rast i vdekjes me COVID-19”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Komunikata e plotë e MSH-së:

Situata epidemiologjike në Kosovë me COVID-19

Prishtinë, 18 shtator 2023

Me qëllim të detektimit të hershëm të rasteve të COVID-19 dhe implikimeve të mundshme në shëndetin e popullatës, IKSHPK po përcjellë në vazhdimësi situatën epidemiologjike me variantet e reja të COVID-19, duke hulumtuar dhe gjurmuar në vazhdimësi burimet e mundshme të përhapjes së rasteve.

Ndërkohë që Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve (ECDC) ka njoftuat se  në javën 36 të vitit 2023 ( 04-10 shtator 2023) në rajonin evropian të OBSh-së ka pasur një rënie prej 8,1% të numrit të rasteve të reja dhe një rënie prej 11,3% të numrit të vdekjeve krahasuar me javën 35/2023, IKSHPK njofton se në dy javët e fundit (30.08.2023 – 12.09.2023) në Kosovë janë raportuar 67 raste pozitive dhe 1 rast i vdekjes me COVID-19.

Sipas grup-moshave rezulton se numri më i madh i rasteve i takojnë grup-moshave 50-59 vjeç (me 16 raste) dhe 60-69 vjeç (me 15 raste) me moshë mesatare 52 vjeç.

Prej rasteve të konfirmuara me COVID-19, sipas komunave rezulton se numri më i madh i rasteve është raportuar nga komuna e Prishtinës (25 raste), Pejës (8 raste) dhe Gjakovës (7 raste) kurse incidenca më e lartë e rasteve është raportuar në komunën e Prishtinës me 13 raste në 100,000 banorë dhe Kaçanikut me 12 raste në 100,000 banorë.

Instituti Kombëtar ka ngritur kapacitetet e veta laboratorike dhe në Departamentin e Mikrobiologjisë, janë sekuencuar dhe analizuar me sukses në javën e parë të shtatorit të vitit 2023 në total 29 mostra me SARS-CoV-2 të mbledhura nga rastet pozitive me COVID-19 në Kosovë nga periudha prill-gusht 2023, përkatësisht nga java e pesëmbëdhjetë (15) deri në fund të gushtit javën e tridhjetë e pesë (35) të vitit 2023, me 75% të mostrave të marra në muajin gusht kur është rritur pozitiviteti i mostrave për SARS CoV-2.

Nga totali i mostrave 34.48% (në 10 raste) është detektuar varianti Omicron Clade 22F përfaqësuar nga varianti i interesit XBB dhe ate sublinja XBB.1 u detektua tek 7 raste, sublinja XBB.2.6 në 1 rast dhe sublinja XBB.1.30 detektuar në 2 raste.

ECDC përdor tre kategori të klasifikimit të varianteve për të komunikuar nivelet në rritje të shqetësimit për një variant të ri ose në zhvillim SARS-CoV-2: varianti nën monitorim (VUM), varianti i interesit (VOI) dhe varianti i shqetësimit (VOC).

Shumë vende tashmë kanë ndryshuar, ose kanë filluar të ndryshojnë strategjitë e tyre të testimit, zakonisht me fokus në testimin më të synuar të popullatave vulnerabil ose rasteve të sëmundjeve të rënda.

Përkundër pranisë së rasteve të COVID-19, situata epidemiologjike në Republikën e Kosovës me COVID-19 mbetet e qetë, ndërsa qytetarët që manifestojnë shenja të infeksionit këshillohen të testohen dhe konsultohen me mjekun për çdo dyshim në COVID-19, si pjesë e masave të parapara për kontrollin dhe luftimin e infeksionit me COVID-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylber Shamolli shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me numër:…