Vdes një shqiptar i Kosovës në vendin e tij të punës në Gjermani
14 gusht 2019
| 18:26
Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani. Si pasojë e këtij aksidenti në vendin e punës ka mbetur i vdekur Rexhep Kurti, nga fshati Vllahi e Mitrovicës.
Në momentin e aksidentit Rexhepi së bashku me dy kolegët ishin duke punuar, kur krani është rrëzuar. Lajmin për “Klan Kosova” e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit.