Vdes një shqiptar i Kosovës nga koronavirusi në ShBA
Një shqiptar i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vdekur pasi ishte infektuar me virusin COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur familjari i tij, Haki Latifi nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”.
“Me dhimbje e pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se pasi humbi betejën me COVID-19 në New Jersey të ShBA-së, ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare Salajdin (Xhevat) Latifi – Dalipi (30.10.1959 – 19.04.2020) nga Pirana e Prizrenit”, ka shkruar Latifi në Facebook.
Sipas statistikave të fundit, numri i viktimave të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 39 mijë e 115, ndërsa shifra e përgjithshme e të prekurve ka arritur në 741 mijë e 866 raste.
https://www.facebook.com/haki.latifi.7/posts/10216559611853726