Vdes një shtetas turk në Fushë-Kosovë
26 korrik 2023
| 12:55
Një shtetas turk dje në Fushë-Kosovë ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.