Vdes një ushtar amerikan në Bondsteel

26 maj 2018 | 17:52

Një ushtar i San Marcos, Teksas, ka vdekur të enjten e kësaj jave në një incident të pandërlidhur ushtarakisht, ka bërë me dije Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

Rreshteri i Ushtrisë Amerikane, Conrad A. Robinson, 36 vjeç, vdiq të enjten në kampin Bondsteel në Kosovë, ka njoftuar Pentagoni.

“Jemi jashtëzakonisht shumë të mërzitur me vdekjen e Rreshterit Conrad Robinson. Robinson ka qenë i njohur përreth batalionit për buzëqeshjen e tij infektuese, për humorin dhe zemrën e tij të butë. Ishte definicioni i shërbimit të pashoq dhe çdo ditë u kushtonte kohë Ushtarëve t’i dëgjojë e t’i mentorojë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen dhe miqtë gjatë kësaj periudhe të vështirë”, ka thënë nënkoloneli Kevin Kelly, transmeton Koha.net.

Kelly është komandant i Batalionit Mjekësor 261 nga Fort Bragg, Karolina Veriore, ku ishte i caktuar edhe Robinsoni.

Vdekja e Robinsonit është ende duke u hetuar.

Sipas nënës së tij, Synthia Robinson, ai u gjet në një karrige pa shenja jete të enjten në mëngjes para ushtrimeve të rregullta.

“Ende s’po mund të besoj. Nuk po mund të besoj se ai ka shkuar”, ka thënë ajo për “NBC 7”

Ai lë prapa gruan dhe dy vajzat e tij, të moshave 5 dhe 10 vjeçe.

Robinson ishte veteran 18 vjeçar dhe ishte në turneun e tij të fundit në detyrë, sipas nënës së tij, Synthia Robinson.

Robinson ishte i vendosur në Operacionin Gardiani i Përbashkët, mision i përbashkët i NATO-s për të ndihmuar Kosovën, si specialist mjekësor parandalues.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…