Vdes një ushtar i FSK-së (Foto)
19 shtator 2019
| 23:43
Ka ndërruar jetë ushtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Nijazi Uruqi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë me dije ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Pikëllues lajmi për vdekjen e ushtarit të UÇK-së, TMK-së e FSK-së, Nijazi Uruqi.
Nijaziu ishte shembulli më i mirë i një djali të ri që me përkushtimin më të madh në luftë dhe pas lufte tregoi se si duhet e punohet për atdhe.
Ngushëllime familjes Uruqi, bashkëluftëtarëve, kolegëve e të gjithë atyre që e njohën.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!