Vdes një ushtar i KFOR-it

29 gusht 2022 | 15:33

Një ushtar i KFOR-it ka vdekur dje në Prishtinë për shkaqe natyrale.

Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i është thënë se janë duke e bërë njoftimin e familjarëve, të cilëve i ka shprehur ngushëllime.

Komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari, ka thënë se NATO është pranë më të dashurve të ushtarit.

“Në emër të të gjithë ushtarëve të KFOR-it të NATO-s shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta. Zemra ime me për familjarët dhe miqtë e ushtarit të ndjerë dhe për të gjithë kontingjentin hungarez në Kosovë. NATO shpreh pikëllimin dhe dhimbjen për humbjen e një ushtari dhe jemi këtu për të mbështetur të dashurit dhe miqtë e tij. Bashkëluftëtarët, marinarët dhe pilotët e vazhdojnë misionin e tyre të guximshëm të mandatuar nga OKB-ja”, citohet të këtë thënë Kajari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luana Vjollca vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së…