Vdes një veprimtar i LDK-së
01 gusht 2020
| 20:05
Ka ndërruar jetë veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Selman Shabani. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë ish-deputeti i këtij subjekti politik, Adem Salihaj. “Qenka ndarë nga ne edhe Selman Shabani, një lajm vërtetë i pikëllueshëm. Selman Shabani për shumë dekada ishte veprimtar i devotshëm i LDK-së dhe çështjes kombëtare, gjithnjë i palodhshëm, i heshtur dhe i sinqertë, me një kontribut të madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, i gatshëm për veprimtari dhe sakrificë edhe në rrethanat më të rënda. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe nëndegës së LDK-së në Gaçkë!
Do ta përkujtojmë gjithnjë me respekt.
Pushoftë në paqe në dheun e Kosovës!”, ka shkruar Salihaj.