Vdes njëra nga dy të aksidentuarat në ‘Rrugën B’
22 tetor 2018
| 23:19
Njëra nga dy të aksidentuarat sot në “Rrugën B” të kryeqytetit ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra.
Lajmin e konfirmoi komandanti i Policisë së Trafikut të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.
“Policia është informuar nga QKUK se rreth orës 22:10 njëra nga të lënduarat në aksidentin i cili ka ndodhur sot te ‘Rruga B’ ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Fejzullahu për “kallxo.com”.
Viktima është një 30 vjeçare.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, shtoi Milaim Fejzullahu.
Në aksidentin që ka ndodhur sot pasdite në kryeqytet, një veturë ka goditur dy persona të gjinisë femërore.
Të dyja janë dërguar menjëherë në QKUK për trajtim mjekësor.