
Vdes njëri nga katër të plagosurit në Prishtinë
05 shtator 2019
| 16:31
Njëri nga katër personat e dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar për “Express”, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
“Katër ersona kanë ardhur në emergjencë. Përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor, një ka vdekë, nuk ka arritë me mbijetu. Tre të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikës Emergjente”, ka thënë Fazliu.