Vdes njëri nga të aksidentuarit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
08 korrik 2019
| 22:16
Ka vdekur njëri nga të lënduarit e aksidentit që ndodhi sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.
Këtë për “lajmi.net”, e ka e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:00 jemi njoftuar nga QKUK-ja, se ka ndërruar jetë njëri prej personave të lënduar në aksidentin që ka ndodhë sot në fshatin Konjuh”, ka thënë ajo.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme.