Vdes njëri nga tre të plagosurit para dy javësh në Pejë
07 qershor 2024
| 12:40
Ka vdekur Jeton Berisha njëri nga personat që u plagos në një incident me armë në qytetin e Pejës me 22 maj të këtij viti.
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se vdekja e tij i është konfirmuar nga QKUK-ja.
“Njëri prej tre të lënduarve në Pejë sot kanë ndërruar jetë. Rasti na është konfirmuar nga QKUK-ja sot”, ka thënë Gashi .
Jeton Berisha u plagos së bashku me dy djemtë e tij në Pejë. Lidhur me këtë rast është arrestuar Agron Gashi.