Vdes njeriu më i pistë në botë, ai bëri dush për herë të parë pas 67 vitesh
Një burrë iranian, i konsideruar si njeriu më i pistë në botë pasi nuk ishte larë prej 67 vitesh, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.
Amou Haji, sipas agjencisë së lajmeve IRNA, nuk lahej pasi kishte frikë se sëmurej, por, për herë të parë u la disa muaj më parë.
Në fillim të vitit të kaluar, “Daily Star” raportonte se disa mjekë që shkuan ta vizitonin për qëllime studimore të moshuarin, u shprehën se çuditërisht ai nuk kishte asnjë sëmundje serioze apo baktere të dëmshme, pavarësisht stilit të tij të jetës aspak higjienik.
Ekspertët shkuan për të gjetur parazitë të ndryshëm që mund të jetonin në trupin e të moshuarit, por u kthyen duarbosh: “Besojmë se ai është i shëndetshëm pasi duke jetuar kështu, ka forcuar jashtëzakonisht imunitetin. Ka ngrënë mbeturina dhe pi ujë nga pellgjet në rrugë, por nuk ka asnjë sëmundje të rëndë apo virus”.