Vdes njeriu më i vjetër në botë
30 janar 2018
| 15:52
Njeriu më i vjetër në botë ka vdekur një muaj pasi që kishte festuar ditëlindjen e tij të 113-të, shkruan “Daily Mail”.
Francisco Nunez Olivera ka ndërruar jetë të hënën rreth orës 22:30 në shtëpinë e tij në jugperëndim të Spanjës.
Të afërmit kanë bërë të ditur se ai do të varroset në fshatin ku ka lindur.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur edhe nga kryetari i bashkësisë që e ka kujtuar atë si një inspirim, duke e cilësuar vdekjen e tij si një humbje të madhe, raporton “Express”.
Olivera ka lënë prapa katër fëmijë, nëntë nipa e mbesa dhe 13 stërnipa.
Ditëlindjen e tij të 113-të e kishte festuar më 13 dhjetor.