Vdes novelisti i famshëm Le Carre
14 dhjetor 2020
| 00:00
Autori i famshëm i novelave të spiunazhit, John le Carre, ka vdekur në moshën 89-vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër që nuk ishte e lidhur me Covid-19, shkruan “Independent”.
Le Carre është i njohur për novelën “Tinker Tailor Soldier Spy”.
Lajmin për vdekjen e Carres e ka dhënë Jonny Geller, shefi ekzekutiv i agjencisë letrare Curtis Brown. Ai ka treguar se Le Carre ka vdekur të shtunën mbrëma.
Ai e përshkroi Le Carren si një gjigant të padiskutueshëm të letërsisë angleze dhe që e përcaktoi epokën e Luftës së Ftohtë dhe pa frikë i tregoi të vërtetën pushtetit.