Vdes pacienti i pestë nga koronavirusi në Shqipëri, baba i 4 fëmijëve

24 mars 2020 | 11:06

Shkon në pesë numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë! Burimet bëjnë me dije për Ora News se ka ndërruar jetë, sot në mëngjes në spitalin Infektiv, Ndue Marinaj.

48 vjeçari nga Puka ishte bashkëpronar i hotel “Roland” tek Unaza në Tiranë dhe ka shërbyer dhe si drejtor i zyrave të shtetit për zonën e veriut.

Ai ishte babai i 4 fëmijëve.

Marinaj kishte 10 ditë që ishte shtruar tek Infektivi dhe po trajtohej me frymëmarrje të drejtuar.

Mësohet se ai ka qenë në kontakt me pacientin zero V.Kola.

Ministria e Shëndetësisë pritet të dalë në orën 11:00 për të dhënë të rejat, ndërsa deri dje në Shqipëri numëroheshin 104 të infektuar, 4 të vdekur dhe 5 të shëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se 24…